Sorry, no posts matched your criteria.

A do të jenë të pranishëm Harry dhe Meghan në funeralin e Princit Philip/ Ja çfarë vendimi u mor

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.

Për shkak të situatës Covid-19, familja mbretërore do të mblidhet në një funeral privat. Por, a do të jenë të pranishëm Harry dhe Meghan, që tashmë janë larguar nga pallati mbretëror?

Bëhet me dije se Princ Harry do të jetë i pranishëm në funeralin me 30 persona, për t’i qëndruar pranë familjes së tij.

Nga ana tjetër, Meghan do të qëndrojë në Kaliforni, pasi mjeku nuk ia ka këshilluar të udhëtojë duke qenë se është shtatzënë.

Funerali i Princit Philip do të mbahet më 17 prill në St.George Chapel. Eventi do të transmetohet nga Kështjella Windsor.

Gjtihashtu, familja mbretërore ka kërkuar që njerëzit të mos lënë lule apo sende të tjera jashtë Pallatit Buckingham.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com