Sorry, no posts matched your criteria.

J.Lo e thotë qartë: Nuk martohem për herë të pestë!

Në kuadër të turneut të saj “Up All Night”, këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez u përball me një pankartë nga publiku që shkruante: “J.Lo, martohu me mua?”.

Reagimi i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe i papritur.

“Kam mbaruar me martesat”, deklaroi në skenë, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të martohet për herë të pestë.

Jennifer Lopez ka qenë e martuar katër herë:

Me Ojani Noa në vitin 1997, martesë që zgjati vetëm një vit

Me balerinin Cris Judd në vitin 2001, nga e cila u nda në 2003.

Me këngëtarin Marc Anthony në vitin 2004, me të cilin ka dy fëmijë binjakë – Emme dhe Maximilian  dhe qëndruan të martuar deri në vitin 2014.

Martesa e saj e fundit ishte me aktorin Ben Affleck, me të cilin u ribashkua dhe u martua në vitin 2022, pas një ndarjeje të mëparshme në vitin 2004. Cifti e finalizoi divorcin në vitin 2025, pasi Jennifer thuhet se kishte paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2024.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com