“Ital Optik” sjell risi në Shqipëri, brandin e parë shqiptar të syzeve optike
Ju e njihni “Ital Optik”, një nga optikat më me influencë në Shqipëri dhe me një historik 30 vjeçar. Por mesa duket surprizat nuk kanë të ndalur nga “Ital Optik” sepse ata sapo kanë lançuar një koleksion totalisht shqiptar të syzeve optike por “Made in Italy”. “Është një risi për tregun pasi ne jemi të parët në Shqipëri që e ofrojmë këtë shërbim ku klienti përveç markave të ndryshme botërore do të ketë mundësi të ketë një brand shqiptar, i gjithi “Made in Italy, thotë në një intervistë ekskluzive Romina Lula shefja ekzekutive e Ital Optika. Ajo na tregon që ky nuk koleksion nuk ishte një sfidë e lehtë, por është tepër cilësor, i mirëmenduar dhe fiks në momentin e duhur.
Takohemi përsëri por do të flasim këtë herë për një projekt të ri i cili është totalisht “Ital Optik”. Një koleksion totalisht i juaji, si ju lindi si ide?
2024-ta ishte një vit shumë i mbarë për ne. Të kishim linjën tonë të koleksionit të syzeve optike, qoftë për meshkuj, femra, fëmijë ka qenë një ëndërr e imja në sirtar dhe doja ta realizoja këtë ëndërr për 30 vjetorin e “Ital Optik”. Në janar nuk e realizuam dot, por falë partnerëve tanë italianë që janë të panumërt dhe prej vitesh e mundësuam zgjedhjen e një koleksioni të plotë dhe me brandin tonë. 30 vite në fushën e optikës nuk janë pak dhe ishte momenti i duhur për të patur brandin tonë. Është një risi për tregun pasi ne jemi të parët në Shqipëri që e ofrojmë këtë shërbim ku klienti përveç markave të ndryshme botërore do të ketë mundësi të ketë një brand shqiptar, i gjithi “Made in Italy” dhe madje goxha cilësor.
Cfarë e bën të veçantë këtë koleksion?
Jemi munduar të përzgjedhim gjëra që i përshtaten të gjithëve. Në “Ital Optik” brand e gjejnë veten të gjithë dhe mbi të gjitha me një cmim të përballueshëm për të gjithë. Herën e fundit që ne folëm bashkë përmenda diçka edhe për syzet progesive. Dhe tashmë ajo syze është në dyqanin tonë, ku kanali i syzes progresive është i përshtatur identikisht me kanalin e syrit. Qoftë në aspektin e gjerësisë qoftë me atë të gjatësisë, ku pacientët do të kenë një përshtatje shumë të mirë me syzen progresive.Me të vërtetë do të kenë një kosto pak më të lartë, duke qenë se produkti është fjala më e fundit në treg por cilësia është e jashtëzakonshme. Dhe pacienti do ta kuptojë menjëherë ndryshimin.
Brandin “Ital Optik” kush e ka dizenjuar, me siguri keni dorë edhe ju?
Kemi bashkëpunuar me dizanjer italianë që janë të specializuar për dizenjimin e syzeve optike, ka qenë një proçes që ka zgjatur rreth 6 muaj dhe kemi bashkëvepruar përgjatë gjithë kohës, në mënyrë që ata të kuptonin se çfarë i përshtatet më së miri tregut shqiptar. Ne jemi një treg konservator, nuk kemi guximin sidomos për ngjyrat qofshin këto femra apo edhe meshkuj dhe jemi munduar që të përshtasim një produkt që i përshtatet preferencave të tyre. Është një produkt klasik, elegant sidomos për femrat që kanë në syzet e tyre dhe detaje, kurse meshkujt kanë dicka më klasike.
Po fëmijët?
Për ta janë menduar ngjyrat, shumë kolore që i shkojnë moshave nga 11-12vjeç sepse kur fillon adoleshenca edhe ata orientohen drejt klasikes. Nëse klientin e orienton në mënyrën e duhur edhe ai I heq paragjykimet që ka, qoftë për ngjyrën, qoftë për montaturën. Një rekomandim për të gjithë klientët nëse syzet të shkojnë me ngjyrën e lëkurës dhe flokët nuk ka rëndësi se cfarë ngyre është ajo. Nuk është vetëm ngjyra e zezë ajo që ju shkon me të gjitha. Një nga fjalët që dëgjojmë shpesh është që syzet janë produkt i kushtueshëm unë nuk mendoj kështu. Kjo për vet faktin që është produkti që ata përdorin më shumë (sidomos pë ata që nuk i heqin syzet optike). Prandaj një investim i mirë tek syzet optike bën diferencën.
Hase në vështirësi gjatë implemtinmit të këtij koleksioni?
Nuk ishte e thjesht. Inicimi i një ideje dhe realizimi i saj janë dy gjëra krejt të kundërta dhe do shumë punë. Do shumë vullnet, përkushtim sidomos nga ana jonë që ti bindim edhe partnerët që këtë produkt ta shesim edhe në Shqipëri. Megjithatë italianët janë njerëz të kuptueshëm, të dëgjojnë dhe duan të kuptojnë filozofinë e tregut shqiptar.
A ka dalë si koleksion?
Lancimi i tij është bërë në fillim të nëntorit.
Është i preferuar ngapubliku shqiptar, apo ata janë fansa të brandeve të njohura?
Nëse klientit i bën një prezantim sic duhet ata na besojnë fort. Kjo edhe për faktin që ne kemi mbi 30 vite në treg dhe kemi klientët tanë besnikë.
Keni menduar të krijoni edhe një koleksion syzesh dielli?
Besoj se po dhe mund të kemi dalje të tij në periudhën e pranverës. Por fokusi jonë do të jetë si gjithnjë tek syzet optike.
Do të jetë një rrugëtim që nuk do ta stoposh më?
Absolutisht jo. Ky është vetëm fillimi (qesh)…