Sorry, no posts matched your criteria.

Incident i Ylli Limanit në skenë

Këngëtari i njohur Ylli Limani, është padyshim një ndër artistët më i pëlqyer nga publiku. Me këngët e tij ai ka arritur të korr një sukses të madh në estradën shqiptare.Dhe mes gjithë këtij suksesi vijnë dhe koncertet e shumta ku ai performon. Ylli është goxha aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë poston momentet më të bukura nga koncertet e tij.

Mirëpo këngëtari me videon e tij të fundit na tregoi se nuk vetëm ka momente të bukura në skenë por mund të ndodhin edhe incidente të vogla. Ylli postoi në InstaStory-n e tij një video ku gjatë momentit që ai po performonte në skenë dhe po afrohej drejt fansave të tij e kapin flakët e zjarrit (zakonisht ndizen në skenë për të krijuar atmosferë kur këngëtari performon).Ylli arriti të largohej shpejt dhe për fat të mirë nuk pati lëndime. Madje krahas videos artisti shkroi: “shpëtuam”, duke e marrë me sportivitet situatën me të cilën u përball.

Rikujtojmë se artisti mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë.Vlen të theksohet se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com