Sorry, no posts matched your criteria.

Karriera e Will Smith në rrezik pas incidentit në ‘Oscars’

Pas 4 muajsh heshtje, Will Smith më në fund vendosi të flasë për shuplakën që i dha Chris Rock në ceremoninë e ‘Oscars’. Një moment që askush nuk do ta harrojë lehtë. Imazhi i tij për sa i përket karrierës që drejton, u njollos nga ajo që bëri por ka gjithmonë shpresë që të rikuperohet.

Will Smith pati një moment dobësie ku ai reagoi në mënyrë të dhunshme pasi mendoi se po mbronte nderin e gruas së tij. Pavarësisht gjithë kësaj, Smith është kritikuar ashpër se sa e pakëndshme ishte video e tij e fundit dhe sa shumë mundohej të fliste për incidentin.

A ishte e vërtetë falja e aktorit?

Fakti që ai nuk donte ta bënte këtë me një intervistues dhe t’i bënin pyetje më të vështira, tregon se ku është e fokusuar mendja e tij. Videoja e Smith është padyshim një mënyrë për ekipin e tij për të shpëtuar projektet e shumta që ai ka rreshtuar si në filma ashtu edhe në televizion . Por nëse ai dëshiron t’i rregullojë vërtet gjërat, Will ka shumë më tepër punë për të bërë me shumë njerëz.

Kuptohet, ky ishte një hap për në drejtimin e duhur, por arriti pak më vonë se sa pritej. Nëse po pyesni veten nëse kjo mjaftoi për të shpëtuar plotësisht karrierën e tij, përgjigja është jo.

Smith duhet të bëjë një punë të madhe për të ringritur sërish karrierën e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com