Sorry, no posts matched your criteria.

“Fryma” e Kejsi Tolës

Kaluan tashmë dy vite dhe ja tek e shohim Kejsi Tolën të rikthehet përsëri me një projekt ambicionz. E kemi fjalën për “Frymë” EP e saj të re që ajo ka vendosur ta sjellë si një fllad pranveror (tani teksa afrohet vera). “Frymë përmban 5 këngë:

1- Nuk m’ke meritu 

2- T’kam harru 

3- E huaj 

4- Ti erdhe 

5- Frymë

Që kanë si producent Fatjon Miftaraj si dhe shkrimtarët Lira Blakaj, Arjan Lekaj, Elsa Rraqi.

Ndonëse “Frymë” është një EP 100% shqip Kejsi ka vendosur që videot e saj ti xhirojë në Itali me kompaninë italiane Borotalco TV,  që punon me emrat më të njohur si, Jovanotti, Mahmood, Elodi, Emma Marrone, Marco Mengoni etj… 

Sa i takon look-ut Kejsi Tola ka zgjedhur të bashkëpunojë edhe këtë herë me stilistin, Jose Cordero, ndërsa Julian Bulku është koreografi që ka punuar me këngëtaren në Eurovision.

“Frymë” për Kejsin është një udhëtim që nis nga kujtimet, emocionet dhe dashuria pa kushte. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com