“I njoh dhe gruan”/ Beniada rrëfen për ngacmimin e futbollistit italian
Një ndër vajzat më tërheqëse të “Big Brother Vip”, vëmendja për të cilën nuk ka munguar as gjatë karrierës së saj në Itali, Beniada ka ndarë disa momente nga jeta e saj personale gjatë bisedës me njerin nga konkurrenten.
Në një bisedë me Kledin, ajo ka ndarë një pjesë të jetës së saj ku ka rrëfyer eksperiencën e saj me futbollistët dhe është shprehur se marrëdhëniet nuk i ka pasur aspak të mira.
“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa,mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatare, pastaj donte të me fliste dhe mua, por une i pergjigjesha shumë shkurt.Une e shikoja që ai nuk po mi ndante sytë.
E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjeter. Më pas më gjeti dhe instagramin”,-thotë ajo.
Beniada ka treguar më herët se për të paguar studimet iu desh të bënte punë të ndryshme e një prej tyre të punonte edhe ne një lokal. Një javë pasi kishte nënshkruar kontratën pronari i kërkon të pastronte një dhomë hoteli, kur kjo nuk ishte puna e saj.
“Fola në tel me vjehrrën time ,më tha që t’i bëja foto dhe ta registroja. Kështu bëra dhe e denoncuam, ku më vonë ia mbyllëm biznesin”-tregoi ajo.