Sorry, no posts matched your criteria.

“Humbje e madhe”, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës, i cili u gjet i vrarë

Fjolla Morina, këngëtarja e njohur, ka reaguar për vrasjen e ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Nëpërmjet një statusi në InstaStory ajo ka treguar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve. Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com