Sorry, no posts matched your criteria.

Harry ndihet i penduar dhe i turpëruar për intervistën me Oprah!

Intervista e dhënë nga Meghan dhe Harry bëri një bujë të madhë mediatike. Ata folën për jetën në Mbretëri, racizmin e ndodhur aty brenda dhe për çdo vuajtje tjetër. Çifti u shpreh se jo çdo gjë është ashtu siç duket dhe thanë gjithashtu se ju nuk e keni idenë çfarë ndodh kur ajo derë mbyllet.

Mirëpo, një ekspert pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.

Për revistën “Closer”, burimi ka treguar se tipi i Harry-t është impulsiv ndaj ka reaguar pa u menduar mirë, ndaj ka bërë diçka që s’mund ta kthejë më.

Nga ana tjetër, Oprah tha se “Nuk e kisha idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë.”

Oprah theksoi se është habitur gjatë kësaj interviste pasi Meghan kishte folur edhe për qasjet raciste të institucionit mbretëror, ku hamendësohej për ngjyrën që do të kishte Archie, bebushi i Meghan dhe Harry-it.
Ajo është shprehur gjithashtu se para intervistës kishte kontaktuar me ta dhe kishin diskutuar rreth objektivit kryesor të bisedës në mënyrë që të dyja palët të arrinin qëllimin e tyre.

“Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjëndje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t’i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm.”- shtoi ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com