Gratë e famshme që betohen se nuk do të martohen kurrë më…
Martesa mund të duket një gjë e mrekullueshme por për shumë njerëz ajo nuk është gjithmonë ashtu siç duket. Pas një divorci ka nga ata që vendosin të mos martohen më kurrë, qoftë për shkak të një ndarjeje të dhimbshme apo thjesht sepse nuk besojnë se mund të përjetojnë sërish dashurinë që kishin dikur. Kjo ndodh edhe me disa të famshëm të cilët pas një apo disa martesave, nuk duan të martohen më kurrë.
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez është martuar katër herë, por pas përfundimit të martesës së saj të fundit me Ben Affleck, ajo ka thënë se nuk ka më ndërmend të martohet. Gjatë një koncerti në Spanjë, një fans mbajti një pankartë ku i kërkonte që të martohej me të, dhe ajo iu përgjigj se nuk planifikon më të ecë drejt altarit.

Kris Jenner
Kris Jenner është në një lidhje afatgjatë me të dashurin e saj Corey Gamble që nga viti 2014, por ajo nuk dëshiron të martohet sërish. Pas dy martesave të mëparshme, me Robert Kardashian dhe më pas me Caitlyn Jenner, ajo thotë se nuk ndjen më nevojën ta bëjë lidhjen zyrtare.
“Nuk kam nevojë të vesh një fustan të bardhë të gjatë dhe të ec drejt altarit. E kam bërë atë gjë. Kam pasur dasmë të madhe, kam pasur fëmijë gjashtë prej tyre.

Kelly Clarkson
Pas një divorci shumë të vështirë, Kelly Clarkson nuk e ka aspak martesën në mendje. Këngëtarja dhe prezantuesja e talk show-ve ka shpjeguar se në fakt, nuk ka dashur kurrë të martohej që në fillim, por ishte e rëndësishme për ish-bashkëshortin e saj, Brandon Blackstock. Tani, ajo thotë se nuk do ta bëjë më kurrë.

Drew Barrymore
Drew Barrymore është shumë e vendosur në mendimin e saj se nuk do të martohet më kurrë. Aktorja dhe prezantuesja e talk show-it ka ndarë se pas tre martesave, martesa nuk është më aspak në mendimet e saj. Në fakt, Dreë thotë se institucioni i martesës është një mënyrë jetese e tejkaluar.
“Kurrë. Kurrë, kurrë, kurrë. Nuk do të martohem më kurrë!” tha ajo për People.

Celine Dion
Celine Dion nuk do të martohet më, sepse ajo ende e konsideron veten të martuar me bashkëshortin e saj të ndjerë, René Angélil. Kur është pyetur për marrëdhënien e tyre, Celine ka thënë se e mban ende të gjallë kujtimin e tij dhe se gjithmonë mban me vete fotografi të tij kudo që shkon.
