Gjykata e la në burg, por në rrjetet sociale Fjolla Morina ‘arratiset’ sërish
Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ditën e djeshme e ka shpallur vendimin për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën.Por ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” u publikua një fotografi e saj.
Bëhet fjalë për një fotografi të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime.