Sorry, no posts matched your criteria.

Gilberta zbulon pse u nda nga Iliri

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të folur në lidhje me heqjen nga puna.Gilberta tregoi se si drejtori i shkollës ku ajo punonte, i kishte thënë se nëse merr pjesë në program, do të hiqej nga puna.

 “Kur vendosa që të hyja në program, telefonova drejtorin dhe i thashë. Ai nuk ishte dakord. Në sy të kolektivit ka thënë se kush merr pjesë në “Për’puthen është i përjashtuar. E ashtu ndodhi, pasi nuk u rinovua kontrata”, tregon ajo.

Ndërkohë këto akuza i ka hedhur poshtë drejtori i shkollës, pastor Albert Dosti, i cili në një lidhje “Skype” tha se Gilbertës i ka përfunduar kontrata dhe nuk ka aplikuar për rinovim. Pas sqarimit të kësaj teme delikate, dy moderatorët e njohur të emisionit nuk lanë pa ngacmuar Gilbertën edhe në lidhje me Ilirin. Ata dolën çift nga programi dhe fansat i donin shumë.

Por pas një kohe të shkurtër, Simoni zbuloi se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi. Madje në rrjetet sociale nuk munguan as thumbat në drejtim të njëri-tjetrit.Ndërsa në studion e “Shqipëria Live”, Gilberta tha se “ishte një dashuri shumë e bukur dhe se kishin ndjenja shumë reale”.

 “Iliri donte disa gjëra, unë disa gjëra të tjera. Unë dua të krijoj familje më shpejt, u larguam shpirtërisht. Unë i dua gjërat konkrete”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur për një rikthim të mundshëm, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” tha: “Kurrë mos thuaj kurrë. Në këto momente ka mbaruar çdo gjë. Më ka sharë, ashtu tërheq vëmendjen. Edhe kolektivi edhe nxënësit e donin Ilirin”, përfundoi Gilberta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com