Sorry, no posts matched your criteria.

Rudina Dembacaj rikthehet tek spektaklet e humorit, këtë sezon pjesë e “Klanifornia”

Sezoni i ri sapo ka rinisur dhe të jemi gjithë sy e veshë jo vetëm për të mësuar rreth programeve të reja, por edhe për të parë lëvizjet nga njëri televizion te tjetri.

Turjan Hysko ka publikuar foto nga përgatitjet e Klanifornias për këtë sezon, duke zbuluar edhe një prurje të re. Është pikërisht Rudina Dembacaj, e cila i shtohet kastit të Klanifornias. Duke publikuar një foto të aktores në Instagram Stories, Turi ka dhënë lajmin për të gjithë ndjekësit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Rudina do të jetë vetëm në rolin e aktores apo edhe në atë të moderatores. Një tjetër rikthim në Klanifornia, është edhe aktorja Cubi. “Ja pra, mori përgjigje pyetja e shekullit: Ku është Cubi?” shkruan Turi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com