Sorry, no posts matched your criteria.

Georgina Rodriguez në Festivalin e Kanës, 3 veshjet që shënjuan eventin

Georgina Rodriguez ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës. Natyrisht që prania e saj ka bërë që të pranishmit të kenë të jgithë vëmendjen tek brunia seksi. Georgina ka ndryshuar tre herë look në pak orë në këtë event, duke lënë padiskutim shenjë.

Në mbërritjen e saj në hotel në ‘Brigjet e Kaltra’, Rodriguez u shfaq me një veshje stil casual-chic. Spanjollja kishte veshur një komplet blu të Missoni, çantë dhe sandale gri, të dyja të Hermes.

Në tapetin e kuq të filmit ‘France’ Georgina Rodriguez ka shfaqur të gjithë sensualitetin e saj. Për këtë rast ylli ka zgjedhur një fustan të Jean Paul Gaultier, të koleksionit haute couture 2010. Fustani ngjyrë kafe karakterizohej nga një e çarë e thellë, pasuruar me gërsheta lëkurë në bust. Flokët kishte zgjedhur ti mbante bisht, teksa shkëlqenin vëthet e Chopard, që ajo kishte vënë. Këmbët e tonifikuara shfaqeshin poshtë fustanin të çarë.

Pas premierës së filmit Georgina Rodriguez është drejtuar në festën ekskluzive Chopard Paradise Party. Sigurisht modelja nuk mund të prezantohej me të njëjtin look dhe kështu ka ndryshuar sërish veshje. Për këtë festë e fejuara e CR7 është shfaqur me një fustan ngjyrë pjepri të Alberta Ferreti, duke vënë në dukje gjoksin bombastik dhe varësen me diamante dhe smeralde. Cila nga veshjet i shkon më shumë bukuroshes. Në këtë galeri të gjitha veshjes e Rodroguez në Kane.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com