(foto) “Putha një ish-kryeministër dhe më pëlqeu!” – Katy Perry e lidhur me Justin Trudeau?
Ndonëse deri pak ditë më parë mund të dukej si një thashethem i zakonshëm mediash showbizi, të dhënat e fundit tregojnë se këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau mund të kenë nisur një romancë me njëri-tjetrin.
Foto të siguruara nga “Daily Mail” tregojnë dyshen afër me njëri-tjetrin dhe duke u prekur në jahtin e këngëtares në bregun e Santa Barbaras. Këto momente të shpërndara për lexuesit janë bërë në fund të muajit shtator, nga një person që po lëvizte me një anije publike aty pranë.
“Nuk e kisha idenë se me kë Katy Perry kishte marrëdhënie, derisa dallova tatuazhin në krahun e partnerit, që më bëri të kuptoj se bëhej fjalë për Trudeau.” – u shpreh burimi i “Daily Mail”, duke ju referuar tatuazhit të sorrës me një stil të veçantë që ish-kryeministri i Kanadasë ka në shpatullën e tij. Ai më tej shton se 53-vjeçari lëvizte në jaht i veshur me një palë pantallona xhins, pa bluzë sipër.
Pavarësisht se javët e fundit përflitej se Perry nuk ishte gati të niste një romancë të re gjatë kësaj periudhe, duket se gjërat shkojnë shumë mirë mes çiftit të ri. Thashethemet e para për ta nisën gjatë muajit korrik kur u panë të darkonin në një restorant në Montreal. Zëra që u shtuan më tej kur në koncertin “Lifetimes” të këngëtares, Justin Trudeau bashkë me vajzën e tij 16-vjeçare ishin prezentë dhe shumë të përfshirë, edhe duke kënduar.
Pra, dyshimet janë shuar tashmë për një nga çiftet më të reja të showbizit, që mesa duket nuk duan të fshihen më.

