Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Fejohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi, ceremonia në bregdetin shqiptar

Në një ceremoni private të zhvilluar në bregdetin e qytetit të Sarandës, Princ Leka është fejuar me partneren e tij Blerta Celibashi.

Njoftimin zyrtar e dha Oborri Mbretëror Shqiptar, që shprehu lumturinë për një lajm kaq të gëzueshëm.

“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm.” – shkruhet në njoftim.

Ky lajm është shoqëruar edhe me foto të çiftit që duken të lumtur krah njëri-tjetrit, po detajet e zbuluara në rrugë zyrtare janë shumë të pakta. Gjithsesi miqtë e çiftit dhe të ftuarit prezentë në ceremoninë e Ksamilit kanë zbuluar më shumë nga festa, dekori i përdorur dhe detajet interesante.

Blerta ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë bezhë tepër elegant, por edhe të thjehtë njëkohësisht, ndërkohë që Princ Leka ka zgjedhur një kostum klasik, një pamje që jemi mësuar ta shohim shpesh. Sigurisht që nuk mund të mungonin detajet e personalizuara me emrat e protagonistëve, apo lulet e bardha të cilat, kombinuar me pamjen piktoreske të detit e kanë bërë gjithçka edhe më romantike.

Kujtojmë se Princ Leka vjen në këtë marrëdhënie, pas divorcit nga Elia Zaharia, me të cilën pati një marrëdhënie të gjatë, një vajzë nga martesa e tyre, por që u mbyll jo në mënyrën e duhur, pavarëisht se sot duket se gjërat janë qetësuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com