(foto) 400 milionë dollarë pasuri, por aktori Tom Hanks udhëton në metro
Aktori i madh Tom Hanks ka surprizuar njujorkezët këtë javë, duke u shfaqur në metro për të udhëtuar. Një gjest ky që tregon se pavarësisht karrierës dhe famës, ai mbetet një personazh “me këmbë në tokë”.
I veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë, pantallona të zeza, kapele sportive dhe me maskë mbrojtëse, fituesi i çmimit Oscar ndoshta ka menduar se nuk do të njihet, por fansat e kanë dalluar menjëherë.
Pavarësisht pasurisë që llogaritet diku te 400 milionë dollarë, nuk mendohet që Tom Hanks nuk zotëron një makinë apo nuk e drejton atë, por ndoshta ka dashur të udhëtojë si të gjithë të tjerët, për t’i rikujtuar vetes thjeshtësinë.
Kujtojmë se Tom Hanks nuk është i vetmi i famshëm që përdor mënyra të tilla udhëtimi. Edhe kolegë të tij si Harrison Ford, Keanu Reeves etj. janë parë të lëvizin në mjetet e transportit publik.

