Sorry, no posts matched your criteria.

“Topi i Artë” i parave të fituara i jepet Cristiano Ronaldos, po Messi ku renditet?

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde jo vetëm me golat e tij në fushë, por edhe prej fitimeve marramendëse.

Portugezi tashmë konsiderohet si futbollisti i parë në histori që ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë përgjatë karrierës së tij, çka e rendit atë në tabelën e rekordmenëve të fitimeve të sportit.

39-vjeçari, i cili e vazhdon karrierën e tij te ekipi i Al Nassr në Arabinë Saudite, i ka fituar të ardhurat falë kontratave me ekipet, sponsorave personalë dhe reklamave. Ai ka një kontratë të përjetshme me brandin Nike dhe ka krijuar brandin e tij CR7 që përfshin veshje, hotele, parfume etj.

Nuk duhen lënë pa përmendur as rreth 600 milionë ndjekësit e tij në Instagram, që falë reklamave i shtojnë vazhdimisht Ronaldos të ardhurat.

Sipas asaj që raporton “Forbes”, fitimet prej futbollit dhe përtej tij e kanë bërë Cristianon të kalojë 1 miliard dollarët, duke e bërë sulmuesin portugez, futbollistin e parë aktiv që e arrin këtë. Madje as rivali i tij i përhershëm Lionel Messi nuk e ka kapur këtë shifër, pavarësisht se kontratat i ka pasur gjithnjë shumëmilionëshe.

Një lajm sigurisht pozitiv për Cristiano Ronaldon ky, që edhe brenda fushe po përpiqet të arrijë sa më shpejt një rekord që do ta rikonfirmonte mes të mëdhenjve të historisë, shënimin e 1000 golave në karrierë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com