Flor Binaj do të sjellë shumë shpejt një program humori
Florjan Binaj është një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Pas largimit nga “Oirtokalli” Flori nisi një eksperiencë të re në programin “Piranjat” bashkë me këngëtaren Arilena Ara. Por ky nuk është programi i vetëm televiziv në të cilin do e shohim aktorin. I ftuar në “ABC-në e mëngjesit” ai ka folur për projektet e tij të ardhshme ku tha se po punon për një stand up komedi dhe disa filma artistikë.
“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një stand up komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër. Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte”, tha aktori.
Edhe pse nuk zbuloi dicka konkrete, besojmë se fansat sërish do e mbështesin aktorin në projektet e reja.