Sorry, no posts matched your criteria.

Fjolla Morina, shtatzënë për herë të tretë

Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën  nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Pavarësisht se situata është bërë mjaft delikate për të, Fjolla duket se nuk është aspak e shqetësuar dhe vazhdon të shijojë jetën e lirë.

Me anë të postimeve ne rrjetin e saj të Instagramit ajo na ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin e saj, Fisnikun.  

Ky udhëtim u bë shkak që ndjekësve të saj t’ju lindin dyshime se Fjolla është shtatzënë për herë të tretë. Në disa foto ajo është shfaqur me barkun më të fryrë se zakonisht dhe menjëherë nisën aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë këtë gjë e ka konfirmuar në një farë mënyre ditën e sotme edhe partneri i saj. Fisniku ka publikuar në Instagram disa video të tyre teksa udhëtojnë me avion dhe në to i ka vënë në pah Fjollës barkun e rrumbullakosur. Për më tepër Fjolla shihet në video duke fjetur, një tjetër shenjë e shtatzënisë. Sapo Fisniku e thërret, Fjolla hap sytë dhe vendos duart mbi barkune saj të rrumbullakosur.

Ndërkohë kujtojmë se Fjolla është nënë e 2 vajzave të tjera, Lediana dhe Alayah, të cilat kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia e saj e mëparshme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com