Sorry, no posts matched your criteria.

Riniani ja bën të qartë Sindit: Nuk të shoh dot si partnere

Të premten që lamë pas, vajzat e “Përputhen” nuk arritën të zgjidhnin djemtë që do të dilnin në takim, përmes shkrimit të emrave në letër, për shkak të agravimit të situatës midis Ledianës, Antonelës dhe Mevlanit.

Vajzat u pyetën në prapaskenë dhe zgjedhja që na habiti më shumë ishte e Sindit, e cila zgjodhi Rinianin. Mesa duket Sindi mezi paska pritur të largohej Ana në mënyrë që ta zgjidhte më thjeshtë pa patur “frikën” e askujt.

Por takimi mes tyre u zhvendos në studio për 4 minuta. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.

“Unë të vlerësoj shumë si person, por nuk mendoj se unë dhe ti mund të jemi çift jashtë këtij programi. Nuk e di si do e marrësh do e marrësh për keq, apo do vlerësosh sinqeritetin tim, por përveç shakave që i bëj me të gjithë, nuk do të thotë që nuk kanë vlerë batutat, sepse është një pjesë njohje që ti bën përmes një shakaje. Por jam shumë i sinqertë që nuk të shoh dot si partnere, përveç një miqësie. Nuk besoj që duhen 4 minuta që ta zgjasim. Më fal që jam kaq i drejtpërdrejtë dhe shpresoj që ta vlerësosh sinqeritetin tim”, u shpreh Riniani dhe në fund ata të dy i dhanë duart njëri-tjetrit në shenjë miqësie.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com