Festuan përvjetorin, por mediat publikojnë fotot e sherrit të Chiara Ferragni dhe Fedez
Chiara Ferragni dhe Fedez kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e tyre të martesës. Por duket se mediat kanë publikuar edhe momente të një zënke që çiftik ka pasur. Sipas ‘Chi’, ka qenë Fedez ai ka shpërthyer ndaj Chiarës. Ai është parë që të drejtojë telefonin nga blogerja dhe më pas të bëjë një telefonatë, ndërsa Chiara përpiqet të ndërhyjë çdo sekond.
Pas sherri, bukuroshja bionde është kyçur na jaht, ndërsa Fedez është parë të bisedojë me dy motrat e blogeres, Francesca dhe Valentina, të pranishme në jaht me partnerët e tyre përkatës. Të nesërmen, ata janë ulur të darkojnë bashkë, duke nënkuptuar se sherri kishte përfunduar. Madje jo vetëm kaq, por Fedez e bëru ‘mem’ një nga fotot e paparacëve dhe e shpërndau në rrjet duke qeshur.