Sorry, no posts matched your criteria.

Fedez pozon krah Gigi Hadid, Chiara Ferragni e ‘kërcënon’ me divorc

Kjo ka qenë një javë për të mos u harruar për të gjithë adhuruesit e modës, që kanë shijuar Javën e Modës në të gjitha kryeqytetet botërore të modës.

Mbrëmjen e djeshme “Fendi x Versace”, morën vëmendjen e gjithë botës pasi dy emrat e mëdhenj të modës u bënë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e rrallës në Javën e Modës në Milano.

Titulluar “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi, ndërruan rolet për t’u frymëzuar nga vizioni i njëri-tjetrit.

Mes yjeve të shumtë që ishin pjesëmarrës për të parë se çfarë kishin gatuar dy yjet e mëdhenj ishte edhe çifti Chiara Ferragni dhe Fedez.Ky i fundit postoi në “Instagram” një foto me Gigi Hadid. “Ti më bën ta dua të ardhmen”- shkroi Fedez krah fotos.

Mirëpo, gjithnjë vëmendjen e mori komenti i Chiara-s, e cila shkroi “Ti më bën të dua divorcin”.Komenti i saj ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka marrë shumë pëlqime.Sigurisht, e gjitha është në kontekstin e një shakaje.

POST A COMMENT