Eva Murati paska një kërkesë shumë specifike për të dashurin e saj
Eva Murati ka pranuar sot jo në mënyrë të drejtpërdrejtë se është beqare. Moderatorja postoi një status ku kërkohet një djalë që të jetë i shenjës së Shigjetarit dhe tregoi se edhe ajo vetë ka të njëjtin kusht.
“Kam një shoqe beqare shumë të këndshme, por pa fat në dashuri. Ju lutem kërkojmë ndihmën tuaj duke qenë se jeni faqe me shumë ndjekës. Ajo ka një kusht të veçantë: kërkon të lidhet vetëm me një shigjetar. Ps: vajza është 24-vjeç”, shkruhej në status. “I them shoqeve të mia të mos bëjnë më publike çfarë diskutoj në privatësi. I dua shigjetarët”, shkroi Eva.