Ermal Fejzullahu “argëtohet” me kërcimtaret para syve të partneres, Ariana habit me reagimin e saj
Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë ndër çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Bashkëshortja e këngëtarit është mjaft popullore në rrjetet sociale ku numëron më shumë se 200 mijë ndjekës.
Së fundmi, çifti kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një situatë ku janë përfshirë. Teksa kanë marrë pjesë në ditëlindjen e e një miku të afërt, Ermali e ka shijuar në maksimum atmosferën duke i lejuar vetes në sy të partneres të “argëtohet” me kërcimtaret e ftuara.
Në videon e bërë virale shihet Fejzullahu i ulur në mes dhe vajzat që i kërcejnë rrrotull. Sigurisht nuk kishte si të mungonte reagimi i Arianës, e cila pasi bën një mimikë të “acaruar” zgjedh të bashkohet me kërcimtaret.
Kujtojmë që Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana. Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019. Asokohe Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, pasi dëshiron që ta bëjë djalin me një vëlla.