Sorry, no posts matched your criteria.

Vjehrra ‘ul hundën’ para nuses? Victoria Beckham hedh hapin e rëndësishëm në lidhje me Nicola Peltz

Mosmarrëveshjet midis vjehrrës dhe nuses së famshme duket se janë drejt rregullimit. Po flasim për Victoria Beckham dhe Nicola Peltz të cilat prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Hapin e parë në këtë pajtim e ka bërë stilistja e njohur duke e ftuar çiftin në shfaqjen e saj në Javën e Modës në Paris.

Victoria do të mbaj shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në kryeqytetin francez dhe dëshiron të ketë Brooklyn dhe Nicola të jenë pranë saj.

Kjo do të jetë hera e parë pas shumë kohësh që familja e ish-futbollistit të famshëm, David Beckham do të shfaqet bashkë në publik. Nëse Brooklyn dhe Nicola e pranojnë ftesën, me plotë gojë mund të themi se ky do të jetë hapi i parë drejt bashkimit të familjes së madhe.

E gjithë “drama” familjare nisi në dasmën e djalit të çiftit Beckham, Brooklyn. Victoria thuhet se ishte zotuar të stilonte fustanin e nusërisë së modeles, mirëpo nusja në fund zgjodhi një fustan “Versace” dhe përmendi mungesën e komunikimit nga Victoria si arsyen e vendimit të saj.

Victoria dhe David thuhet se janë të shkatërruar nga mungesa e Brooklynit dhe vëllezërit e tij gjithashtu kanë mbetur të lënduar nga kjo dramë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com