
Erik Lloshi rrëfen planet: Besoj se ka ardhur koha të bëhem baba
Erik Lloshi është një ndër këngëtaret më të dashur të ekranit. Prej vitit 2019, ai është martuar me partneren e tij, Rominën. Së fundmi, gjatë një interviste këngëtari foli për planet e së ardhmes. Artisti tregoi se ndihet mjaft i lumtur me bashkëshorten, madje ka zbuluar se dëshiron që të bëhet baba.
“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “ tha këngëtari.