Epo vetëm kjo që nuk duhej! Tristan Thompson tradhton sërish Khloe Kardashian pas ribashkimit
Kur të gjithë mendonim se Tristan kishte zënë mend dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë, një deklaratë prishi gjithçka.
Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.
23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok. Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar. Si fillim ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë.
“Ai më tha se nuk ishte më në një lidhje, kështu që thashë në rregull. Ne biseduam, jemi shoqëruar shumë herë, kemi dalë së bashku. Ndodhi dhe pastaj zbulova se ai nuk ishte beqar dhe e ndava”, është shprehur Sydney në një intervistë.
“Në këtë intervistë, mu bë një pyetje nga mikesha ime Hayden, që unë ju përgjigja me sinqeritet. Megjithatë zbulova një informacion personal për Tristan, për të cilën kërkoj falje, sepse nuk duhej ta kisha bërë këtë gjë. Kemi pasur një lidhje në të shkuarën, më pas unë zbulova se ai ishte në një lidhje dhe i dhashë fund gjërave. Në këtë intervistë, gjërat u ngatërruan teksa ne ishim duke pirë.
Ne jemi takuar për herë të parë në 11 nëntor dhe atëherë nisi gjithçka. Dhe hera e fundit që ne kemi pasur kontakt ishte dita pas ditëlindjes se vajzës së tij, sapo ai u rikthye në shtëpi nga Bostoni”, ka shpjeguar Sydney Chase në videon e saj në TikTok.