Sorry, no posts matched your criteria.

Pas vdekjes së Princit Philip, Mbretëresha habit të gjithë me vendimin e saj

Princ Philip ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, duke lënë të vetmë Mbretëreshën e tij. Normalisht që këtë ndodhi nuk e ka përjetuar mirë Mbretëresha Elizabeth, sa ajo mori një vendim tepër të rëndësishëm që na ka habitur të gjithëve.

Së fundmi është mësuar se mbretëresha do të tërhiqet nga detyrat mbretërore pas vdekjes së bashkëshortit dhe do të lejojë familjen e saj të marrë më shumë nga detyrat e saj.

“Madhështia e saj u kthye në punë disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, por ka të ngjarë të mos kthehet kurrë në orarin e ngarkuar të takimeve të vrullshme”, pretendon ish-korrespondenti mbretëror i BBC Peter Hunt teksa ka folur për “Neë York Times”.

Sipas tij, mbretëresha me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë në Kalanë Ëindsor, ku ka qëndruar pjesën më të madhe të vitit të kaluar gjatë karantinës.

Por, për sa kohë do të veshë të zeza mbretëresha?

Ka një protokoll të rreptë për atë që duhet të veshë familja mbretërore ku ndërron jetë një anëtar. Zija do të zgjasë 8 ditë që nga momenti i vdekjes së anëtarit, por Mbretëresha do të ketë një zgjatje të periudhës prej 30 ditësh.

Mattheë Storey, kurator në Historic Royal Palaces  tha për “The Tepegraph” :

“Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e mbretëreshës Victoria, e cila vendosi standard për pjesën tjetër të shoqërisë për t’u ndjekur. Të vejave u kërkohej të vishnin të zeza, pastaj ngjyra pak më të hapura se e zeza, për të paktën tre vjet, derisa të ishin në gjendje të vishnin rroba me ngjyra”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com