Sorry, no posts matched your criteria.

Mike Hassini kapet me lëndë narkotike, sa vite burg rrezikon aktori i njohur

Aktori i njohur, Mike Hassini, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, pasi Policia gjeti një sasi të konsiderueshme në jastëkun e të dashurës së tij miliardere.

Ylli i “Towie”, 26 vjeç u arrestua më 16 prill në Emerson Park, Essex, pasi dyshohet se u kap me kokainë dhe tashmë është në paraburgim në burgun “Pentonville”, shkruan “Daily Mail”.

Ai akuzohet për “furnizim me kokainë” dhe “komplot për të zotëruar pronë kriminale”, sipas një zëdhënësi të Policisë Metropolitane.

Aktori i famshëm u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Narkingside më 19 prill, dhe u la në paraburgim për të zhvilluar më pas një seancë tjetër në Gjykatën e Qarkut Snaresbrook më 17 maj.

Aktori mund të dënohet me 14 vite burg nëse shpallet fajtor për veprat penale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com