Sorry, no posts matched your criteria.

Eni Çobani reagon pas lajmit të rremë se ka ndërruar jetë

Avokatja e njohur Eni Çobani ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në disa media online se ajo kishte ndërruar jetë.

Në rubrikën e “Shihemi në gjyq”, Arditi e pyeti: “Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…”, referuar lajmeve në fjalë.

“Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë që më kanë shkruar dhe që më kanë pyetur. Siç e shikoni, jam mirë me shëndet. U them të gjithëve që Eni Çobani është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë. Do jetoj sa ma ka shkruar fati dhe Zoti dhe çfarëdo të thoni nuk e shkëpusni dot jetën time. Kam kërkuar që lajmi të hiqet, por ende nuk është hequr. Ma merr mendja se e di kush e ka publikuar, por s’po them emra publikisht. Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës”, – u shpreh juristja e revoltuar duke u bërë thirrje të gjithë portaleve që kanë postuar lajmin e rremë për të.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com