Sorry, no posts matched your criteria.

Princi Harry rrëzohet nga kali, mësohet si është gjendja e tij shëndetësore

Princi Harry është rrëzuar nga kali së fundmi në Kaliforni, teksa ndodhej në fushën e polos.

Princi është rrëzuar përpara miqve të tij, teksa kthehej në fushën e polos në Kaliforni pas një vizite në Britani për Jubileun Platinum të Mbretëreshës.

Duka i Sussex-it, 37 vjeç, u përball me një incident në Santa Barbara Polo and Racquet Club, por që fatmirësisht nuk pati lëndime. Gjithashtu skuadra e tij, Los Padres humbi ndeshjen me rezultatin 12-11.

Harry nuk u shfaq shumë i dëshpëruar nga rezultati, pasi në fund të gjithçkaje u shoqërua me nënkampionen e idhullit amerikan Katharine McPhee, 38 vjeç, bashkëshortin e saj kompozitor David Foster, 72 vjeç dhe djalin e tyre të vogël Rennie.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com