Elon Musk i bindur: Numri i fëmijëve transgjinorë është ulur pasi unë bleva “Twitter”!
Në një bashkëbisedim së fundmi ne podcastin “The Joe Rogan Experience”, Elon Musk është shprehur se e bleu platformën Twitter për një arsye specifike.
Musk i tha Joe Rogan se investimin miliarda dollarësh e bëri që të luftonte “shkatërrimin në nivel civilizimi” që platforma po bënte, sidomos me ndikimin në rritjen e numrit të fëmijëve që identifikoheshin si transgjinorë. Elon thekson se pasi ai morri Tiwtter shifrat nisën të binin ndjeshëm.
Kjo deklaratë e shprehur me krenari erdhi menjëherë pasi drejtuesi i podcastit i tregoi atij disa të dhëna në shifra të marra nga platforma që prej vitit 2022 kur Elon bëri blerjen, deri më sot që ajo quhet “X”.
Prej kohësh dihet se Musk është kundër rrymës së njerëzve që cilësohen “woke” (të zgjuar), të cilët sipas tij kishin marrë nën kontroll Twitter-in dhe po shpërndanin atje frymën nihiliste dhe një “virus mendor” anti-civilizim.
Sipas njërit prej njerëzve më të pasur të botës, tashmë njerëzit kanë filluar të kuptojnë dëmet që ka shkaktuar ajo frymë dhe po marrin një tjetër rrugë. Sipas Elon Musk, tashmë që “X” ka nisur t’i shfaqë historitë dhe informacionet të pacensuruara, numri i fëmijëve që identifikohen si trans ka rënë ndjeshëm, duke i vënë theksin bindjes së tij se “drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë”.
Sigurisht që shumë ndjekës mund të kenë duartrokitur vendimet dhe mendimet e miliarderit Musk, por me shume mundësi ai nuk do të fitojë asnjë pikë brenda familjes, pasi kujtojmë se një prej fëmijëve të tij, Vivian është transgjinore dhe ka dalë shpesh herë kundër babait të saj publikisht.
