Sorry, no posts matched your criteria.

Eleni Foureira mbështet publikisht Anxhela Peristerin në Eurovision

Anxhela Peristeri ka përfaqësuar Shqipërinë me “Karma” në finalen e “Eurovision”, ku shkëlqeu me performancën e saj.

Ajo dhuroi spektakël të vërtetë dhe na përfaqësoi denjësisht, duke e djegur skenën dhe duke i merituar të gjitha duartrokitjet e publikut.

Një ndër të parat artiste që ka postuar menjëherë kodin e Anxhela Peristerit në Eurosong është jo më pak energjike dhe shpërthyese në skenë.

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, përfaqësuese e Qipros në Eurovision 2018, i vuri zjarrin skenës evropiane me “Fuego” dhe të gjitha skenave të tjera ku këndoi pas saj, edhe asaj shqiptare.

Nga profili në Instagram, Eleni ka postuar foton e artistes shqiptare duke shprehur mbështetjen e saj dhe të gjithë fansave që e ndjekin.

Krahas Elenit, edhe shumë artistë të tjerë që jetojnë jashtë Shqipërie kanë postuar foton e përfaqësues shqiptare në profilet e tyre duke u kërkuar të gjithë bashkëkombësve shqiptarë të mbështetin artisten e vendit tonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com