Sorry, no posts matched your criteria.

Egli Tako i përgjigjet pyetjeve të ndjeksave , zbulon planet për tu bërë nënë

Olsi Bylyku dhe Egli janë nga çiftet më simpatike të showbizit.

Çifti prej ditësh po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë nga ku kanë ndarë pamje të shumta për ndjekësit e tyre.

Ndjekësve partnerja e Olsit ditën e djeshme u ka ndarë kohë edhe për një bisedë virtuale përmes së cilës ka zbuluar detaje interesante.
E interesimi i tyre kryesisht ishte për lidhjen me aktorin dhe planet e tyre për të ardhmen.


“Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, ishte pyetja që iu bë Eglit, së cilës ajo iu përgjigj: “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…”. Një tjetër ndjekëse e pyeti: “Sa për qind e do Olsin?”. Kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares, prandaj përgjigja e saj ishte kjo: “Aman, ku i gjeni këto pyetje?! Si mund të matet dashuria me përqindje? Apo me njësi matëse? E dua. Mere vendose në peshore këtë fjalën dhe shikoje sa kile bën. Më thuaj dhe mua pastaj se jam kurioze.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com