
E quajtën “Beyonce shqiptare”, publikohet videoja e provave të Anxhela Peristerit për në “Eurovision”
Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”.
Kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.
Përveç zërit të saj të mrekullueshëm, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

Ajo shihet e veshur me një body me gurë dhe duket në super formë fizike.
Shumë fansa e kanë krahasuar Peristerin me këngëtaren me famë botërore, Beyonce-n.

Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.