Sorry, no posts matched your criteria.

“E nisa ditën duke qarë”- Bruce Willis feston 68 vjetorin, bashkëshortja flet për dhimbjen që po përjeton: Njerëzit më thonë që jam e fortë, por…

Bashkëshortja e Bruce Willis ka folur për trishtimin dhe dhimbjen që po përjeton për shkak të sëmundjes së aktorit, në 68 vjetorin e tij të lindjes.

“E kam nisur mëngjesin duke qarë”, tha Emma Heming Willis në një video të postuar në Instagram

Më pas shtoi: “Njerëzit thonë “Ti je kaq e fortë, nuk e di si e bën këtë”. Nuk më është dhënë një zgjedhje, do të doja të isha e fortë, por në fakt po rris edhe dy fëmijë teksa përballem me sëmundjen e bashkëshortit. Kam momente trishtimi çdo ditë, pikëllimi dhe po e ndjej këtë vërtet sot.”

Në një postim tjetër, Bruice Willis shfaqet duke luajtur me fëmijët e tyre. Pjesë e festës ishte edhe ish gruaja e tij, aktorja Demi Moore. Ajo dhe Willis kanë tre vajza së bashku.

Ajo publikoi video teksa i urojnë ditëlindjen aktorit. Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale në muajin shkurt.

Lajmi erdhi disa muaj pasi aktori u diagnostikua me afazi, sëmundje që shkakton vështirësi në të folur.

Nuk ka asnjë kurë për të trajtuar sëmundjen e demencës ndaj simptomat e tij do të vazhdojnë të përkeqësohen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com