Sorry, no posts matched your criteria.

Don Xhon shoqërohet në komisariat, nga policia. Vjen reagimi i reperit

Reperi i njohur Don Xhon është shoqëruar nga forcat policore në një nga komisariatet e Prishtinës.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se makina e reperit është ndaluar në lagjen Kalabria në Prishtinë dhe brenda mjetit është gjetur një armë. Pas mbërritjes në komisariat, për reperin është hapur rasti për “armëmbajtje pa leje”, dhe pas disa orësh është liruar sipas procedurave.

Policia e Kosovës ka dhënë gjithashtu versionin zyrtar për shoqërimin në polici të reperit. Një njoftimin zyrtar thuhet ndër të tjera se përpos armës pa leje, reperit i janë konfiskuar edhe gjashtë fishekë.

Pas kësaj ndodhie, ka ardhur dhe reagimi i parë nga artisti. Gjatë një “livestream” në Instagram, reperi ka treguar se çdo gjë është në rregull.

“Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre”, u shpreh ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com