Sorry, no posts matched your criteria.

Big Brother VIP tashmë edhe në Kosovë! Zbulohet se kush do e prezantojë

Big Brother VIP do të mbahet nga ky vit edhe në Kosovë! Reality show pritet të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion, pasi u njoftua pak ditë më parë se janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me Banijay Rights.

Lajmi ka gëzuar shumë ndjekës të këtij programi. Edhe pse nuk ka një datë zyrtare, së fundmi është zbuluar se kush do e drejtojë formatin që pritet të ketë po të njëjtin sukses si në Shqipëri.

Big Brother Vip i është besuqr Alaudin Hamitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori në Instagram.

“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion & Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tremujor në “Big Brother VIP Kosova”, me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar. Numërimi prapa ka nisur”, -ka shkruar Hamiti në profilin e tij në Instagram, duke e mbyllur postimin me shprehjen që pritet të jetë motoja e BBVIP Kosova, “Krejt sytë n’to”.-, ka shkruar Alaudini.

Ende nuk dihet asnjë emër nga personazhet që do të nisin këtë eksperiencë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com