Diskutimi për nominimet/ Zarf i zi në shtëpi, ja kush janë të ndëshkuarit
Vëllai i Madh do të ndëshkojë Luizin, Oltën, Kristin dhe Armaldon, pasi ata të tre kanë folur për nominimet gjatë kësaj jave, ndërkohë që ata e dinë që një bisedë e tillë nuk lejohet.
Big Brother futi një zarf të zi sot në shtëpi, ku në të thuhej se disa prej banorëve vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.
Për këtë arsye, këta katër banorë do të penalizohen dhe për masën e marrë ndaj tyre, Vëllai i Madh do e komunikojë nesër gjatë spektaklit.
Zarfi i Zi, u kundërshtua nga Olta. Sipas saj, ky vendim është i padrejtë pasi ajo nuk ka folur për nominimet.
Në fakt, Olta së bashku me Armaldon, Luizin e Kristin, kanë folur gjithë javën për nominimet.