Sorry, no posts matched your criteria.

Aktorja e njohur turke humb kontaktet pas tërmetit në Turqi

Ylli i kinematografisë turke, Cansu Dere, ka humbur kontaktet me familjarët nga tërmeti në Turqi.

Deri më tani nuk dihet asgjë për të dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj. Cansu Dere konsiderohet si një yll në botën e telenovelave të njohura turke dhe ka miliona ndjekës në Instagram. Ylli i telenovelave si “Ata”, “Pabesi” dhe “Ezeli”; dhe gjithashtu ka marrë pjesë në filma dhe seriale për platforma të tilla si Netflix dhe HBO Max nuk ka dhënë asnjë shenjë jete që nga tërmeti vdekjeprurës.

Në rrjet po qarkullojnë aludime për fatin e aktores, por duhet theksuar se ato kanë ardhur thjesht nga mosreagimi i saj në rrjete sociale. Shqetësimi për Dere u shtua pasi ajo si personazh publik nuk publikoi asgjë për fatkeqësinë në rrjetet e saj sociale, gjë të cilën e bënë shumë figura të tjera të njohura.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com