Sorry, no posts matched your criteria.

Demi Lovato dhe Noah Cyrus në një lidhje dashurie?!

Demi Lovato, këngëtarja dhe aktorja e famshme, ka pranuar publikisht se është panseksuale.

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time”, është shprehur Demi në një intervistë për revistën “Glamour”.

“U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull. Me meshkujt, me të cilët kam qenë në lidhje, kur vinte puna tek marrëdhëniet intime, nuk doja të bëja asgjë. Nuk kishte fare lidhje personi me të cilin isha. I vlerësoja ata njerëz më shumë për miqësinë e tyre se sa për romancën dhe nuk doja romancë nga askush tjetër nga seksi i kundërt”, është shprehur Demi.

Mirëpo mbasi këngëtarja e pranoi është parë që po afrohet shumë me motrën e Miley Cyrus, Noah.

Burime pranë këngëtares kanë treguar për mediat e huaja se vajzat ndihen shumë mirë me njëra-tjetrën, madje kanë nisur një lidhje dashurie.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit ndërkohë që asnjëra prej vajzave s’ka reaguar, duke i lënë të gjithë kuriozë.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, të jesh panseksual do të thotë të mos tërhiqesh nga gjinia por vetëm nga personi, pa marrë parasysh nëse ai është mashkull apo femër. Pra, orientimi seksual apo identiteti gjinor nuk ka aspak rëndësi për ta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com