Sorry, no posts matched your criteria.

Tea i jep fund aludimeve në lidhje me rikthimin e saj në “Për’puthen”

Tea është një nga ish-konkurrentët më të përfolur të momentit, që kur ka hyrë në program e deri tani.

Disa ditë më parë ajo është ndarë nga Bearti dhe lajmin e ndarjes e kanë konfirmuar që të dy. Mirëpo nuk priti shumë dhe Tea ndryshoi look-un e flokëve.

Gjithashtu diçka tjetër po ndodh! Tea rikthehet të hënën në “Për’puthen” dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Instagram.

Të hënën na presin risi, siç thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz.

Ndërkohë që të gjithë jemi kurioz të dimë se çfarë e ka rikthyer Tean sërish në emision, ajo është shprehur së fundmi se cikli i saj në “Për’puthen” ka përfunduar.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit dikush e ka pyetur Tean nëse do të rikthehet sërish në program dhe përgjigja e saj është:

“Jo, cikli im në PP dhe gjithçka ka të bëjë me të po mbyllet”.

Pas fotos me Olsën kjo deklaratë i ka habitur të gjithë, ndaj kurioz jemi të mësojmë se me çfarë roli do të kthehet Tea në “Për’puthen” ditën e hënë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com