Sorry, no posts matched your criteria.

Deklarata për Dua Lipën, Aurela Gaçe mbështet Besa Kokëdhimën

Deklarata e Besa Kokëdhimës rreth vizitës së Dua Lipës në Shqipëri ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe tashmë duket se dhe kolegë kanë nisur të jenë në krah të saj.

Në një postim të bërë sërish në Instagram, Besa u shpreh se në të vërtetë nuk ka thënë asgjë për Duan si këngëtare, pasi ajo është një ndër artistet e saj të preferuara.

E gjitha kjo ishte për politikanët e vendit tonë të cilët bëjnë spektakël me ardhjen në Shqipëri të një artisteje me famë si Dua.

Pas kritikave të shumta që Besa mori lidhur me deklaratën e saj, edhe këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka diçka për të thënë.

Ajo i del në mbrojtje publikisht Besës dhe shprehet se artistët e huaj e kanë shumë më të lehtë të punojnë dhe shesin këngët e tyre, sepse ka shtëpi diskografike që i ndjek hap pas hapi.

Nga ana tjetër artistët shqiptarë duhet të paguajnë gjithçka vetë dhe janë të varur nga ftesat që marrin nga pronarët e lokaleve të natës.

Besa e ka falenderuar Aurela Gaçen për mbështetjen dhe shprehet se shumë artistë të tjerë do të donin t’i suportonin fjalët e saj, por nuk e bëjnë sepse kanë frikë.

 “Ja një artiste me guxim, me **** më shumë se shumë burra. Të dua“, shkruan Besa.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com