Sorry, no posts matched your criteria.

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë”, Elgit Doda revoltohet me konkurentët e “Për’puthen +40”

Elgit Doda, artisti i famshëm, ka postuar në rrjetin e tij të Instagram-it një foto nga videoklipi i Luljetës dhe Ndriçimit.

Luljeta dhe Ndriçimi janë konkurentë të “Për’puthen +40” dhe e kanë përdorur famën në një farë mënyrë për t’i hyrë muzikës.

Të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e madhe e publikut nuk u prit fare mirë. Përveç mungesës së talentit të “këngëtarëve”, kënga u kritikua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë banal. Shumë e kanë justifikuar edhe me faktin se Luljeta dhe Ndriçimi e kanë bërë këngën thjesht për të plotësuar dëshirat e tyre dhe jo për t’u përfshirë në muzikë. Megjithatë ka nga ata, artistët e vërtetë, që këngë të tilla nuk mund t’i mbështesin.

Elgit Doda ka reagura i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”. Ai ka postuar një pjesë të këngës në Instagramin e tij dhe përkrah ka shkruar:

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com