Sorry, no posts matched your criteria.

“Dance With Me” apo Dancing With the Stars”, kë do të zgjedhë Ilir Shaqiri?

“Dancing With the Stars” është programi që këtë sezon do të jetë në ekranin e Top Channel. E ndërsa është raportuar se kompeticionin do ta drejtojë Bora Zemani, me Lori dhe Sara Hoxhën si producente, ende nuk dihet cilët do të jenë anëtarët e jurisë. 

Shumëkush mendoi se Ilir Shaqiri do të ishte në krye të jurisë të këtij konkursi por duket se aludimet tona nuk kanë qenë të sakta.

Burime për “News31” thonë se Shaqiri nuk do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”. Madje të njejtat burime thonë se ai do jetë pjesë e programit tjetër të kërcimit, “Dance With Me”, nê Tv Klan. Arsyeja pse e ka bërë këtë zgjedhje, ende nuk dihet, por në sezonin e ri balerinin e njohur nuk do ta shohim në programin që të gjithë prisnim. 

Në fakt dyshimet në lidhje me një bashkëpunim me Tv Klan, mund të ngrihen edhe nga intervista e tij e para pak kohësh në “Kurthin e Piter Pan”, kur i pyetur nga Alketa Vejsiu për planet e së ardhmes, ai tha se në shtator do të nisë çka të re dhe drejtuar moderatores u shpreh: “Ti do të dish diçka më shumë për këtë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com