Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohet konkurenti i dytë i “Dancing With the Stars”!

Sezoni i ri televizi do të sjellë “Dancing with the Stars” në ekranin e Top Channel, e puna për kompeticionin e kërcimit ka nisur prej pak kohësh.

Pasi u zbulua edhe konkurenti i parë i programit, me Isli Islamin që mendohet se do të bëhet pjesë e garës së kërcimit të tjera lajmi vijnë mbi këtë program.

Duket se është zbuluar edhe konkurenti i dytë i “Dancing With the Stars”, sërish nga e njejta media që dha lajmin edhe për të parin, “Kryefjala.com”. Sipas tyre, pjesëmarrësi i radhës do të jetë këngëtari i njohur, Ardit Çuni.

Isli dhe tashmë Arditi nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, por as e kanë përgënjeshtruar atë. Kujtojmë që së fundmi është aluduar se Ilir Shaqiri nuk do të jetë pjesë e jurisë ndryshe nga sa ishte menduar deri tani.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com