Dafina Zeqiri nuk di të ndalet! Projekti i rradhës është një surprizë e vërtetë
Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur, ka publikuar papritur dhe pa asnjë paralajmërim një projekt të ri muzikor, që na fiksoi me dëgjimin e parë. Në fakt Dafina ka sjellë një remix të këngës “Pa ty” të Cricket dhe Muma në bashkëpunim me këta të fundit.
I gjithë videoklipi është xhiruar në një fushë të madhe me dy karrige të vendosura përkrah njëra-tjetrës, ku shihet ulur Dafina dhe Endrit Mumajesi i njohur si Muma.
Kujtojmë se vetëm 2 javë më parë, Dafian Zeqiri solli pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”, me titull “Japa”. Në kaq pak kohë kjo këngë ka arritur mbi 4 milionë klikime në Youtube, duke u kthyer në një nga këngët e preferuara dhe në TikTok. Në fakt Dafina e kishte menduar paraparakisht që kjo këngë të bëhej virale në këtë rrjet social, duke realizuar një kërcim shumë të lezetshëm, që tashmë po kopjohet nga gjithë fansat e saj.