Sorry, no posts matched your criteria.

‘Cinderella’ bëhet përsëri film, protagonistja zbulon trailerin

Një tjetër histori Hirusheje do të bëhet së shpejti film.  Camila Cabello ka publikuar trailerin e filmit ku ajo do të ketë rolin kryesor. Bëhet fjalë për një version tjetër të filmit të Hirushes, por këtë herë me disa ndryshime të reja.Në këtë përshtatje, Hirushja është një rrobaqepëse e cila nuk mund të shkojë në ballon e princit (Nicholas Galitzine) derisa “zana e saj” (luajtur nga Billy Porter) e lejon të hyjë brenda.

Brenda filmit janë të ndërthurura tre elemente të rëndësishme: magji, dashuri dhe shumë humor njëkohësisht. Cabello e publikoi trailerin në rrjetin social Twitter dhe shkroi: “Një nga përvojat më magjike të jetës sime. Mezi pres ta shihni”. Ndërkaq, Cabello po ashtu ka bërë të ditur se premiera e filmit do të jetë me 3 shtator të këtij viti.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com