Sorry, no posts matched your criteria.

Chris Hemsworth shkëputet nga aktrimi, gjenet që rrisin tek aktori rrezikun për tu prekur nga Alzheimer

Ylli i “Avengers”, Chris Hemsworth, është tërhequr për disa kohë nga aktrimi pasi mësoi se ka një veçori gjenetike që e vendos atë në një rrezik shumë më të lartë për t’u prekur nga Alzheimer.

Ndërsa xhironte një dokumentar të ri të National Geographic për Disney+, të quajtur Limitless, 39 vjeçari bëri një sërë testesh gjenetike.

Ai mësoi se kishte trashëguar dy kopje të APOE4, të quajtur ‘gjeni i Alzheimerit’, nga prindërit e tij. Studimet tregojnë se mbajtja e të dy kopjeve rrit rrezikun me 10 deri në 15 herë. Të kesh një kopje mund të dyfishojë rrezikun tek një person.

Gjeni është përgjegjës për bartjen e kolesterolit dhe llojeve të tjera të yndyrës në qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët besojnë se mënyra se si funksionojnë këto gjene mund të çojë në formimin e pllakave në tru, por ende nuk e kanë përcaktuar pse.

Mjekët besonin se të pasurit dy prej gjeneve mund të zhvillojë Alzheimer tek një person, megjithëse hulumtimet më të fundit kanë zbuluar se megjithëse ka rreziqe në rritje, ato mund të kompensohen me një mënyrë jetese të shëndetshme.

Stephen Rao, një neuropsikolog në Klinikën Cleveland, tha për DailyMail: “Kjo rrit rrezikun tuaj për zhvillimin e Alzheimerit, por nuk është një garanci.”

Vetëm 150 minuta ushtrime të moderuara në javë ka të ngjarë të mjaftojnë për të reduktuar rrezikun e shtuar, sipas mjekut.

Ushtrimet e moderuara përfshijnë çiklizëm, not, ecje ose kopshtari të zellshëm.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com